Erdogan dhe Biden takohen gjatë samitit të NATO-s, lufta dhe zgjerimi i aleancës fokusi i bisedimeve

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet së shpejti me homologun amerikan Joe Biden, gjatë samitit të NATO-s në Madrid. Dy liderët do të bisedojnë mbi pushtimin rus të Ukrainës dhe zgjerimin e aleancës me dy shtete nordike, Suedinë dhe Finlandën, bën me dije AFP.

Analistët besojnë se takimi mund të luajë një rol vendimtar në thyerjen e rezistencës së Turqisë ndaj aplikimeve të Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën e mbrojtjes perëndimore në përgjigje të luftës.

Të dy udhëheqësit kanë pasur një marrëdhënie të ftohtë që nga zgjedhja e Biden për shkak të shqetësimeve të SHBA-së për të drejtat e njeriut nën Erdoganin.

Biden dhe Erdogan u takuan për herë të fundit shkurtimisht në tetor në gjatë samitit të G20 në Romë.

Ne folëm me zotin Biden këtë mëngjes dhe ai shprehu dëshirën e tij për t’u takuar sonte ose nesër. Ne menduam se ishte e mundur”, tha Erdogan.

Ai foli gazetarëve dhe tha se donte të shihte rezultatet e bisedimeve përgatitore të mbajtura të hënën në Bruksel përpara se të vendoste nëse Suedia dhe Finlanda kishin bërë mjaftueshëm për të hequr kundërshtimet e tij ndaj anëtarësimit të tyre në aleancën ushtarake.

“Ne jemi një anëtar 70-vjeçar i NATO-s. Turqia nuk është një vend që u bashkua rastësisht në NATO”, tha Erdogan.

Ne do të shohim se në çfarë pike ata (Finlanda dhe Suedia) kanë arritur. Ne nuk duam fjalë boshe. Ne duam rezultate”, tha presidenti turk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu