Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan komentoi takimet në Samitin e NATO-s, mes të cilëve me presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
“Ne patëm bisedime të gjëra me udhëheqës të vendeve të ndryshme. Më 14 qershor, ditën e samitit, unë u takova me Presidentin Francez Macron, kryeministrin Britanik Johnson, kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin grek Mitsotakis dhe së fundmi me Presidentin e SHBA Biden.
Unë gjithashtu u takova me përfaqësues të shumë vendeve gjatë samitit. Ne ramë dakord të intensifikojmë kontaktet tona të drejtpërdrejta me Macron, Mitsotakis dhe Biden. Ne kemi shprehur dëshirën tonë të përbashkët për të gjetur zgjidhje” tha Rexhep Tajip Erdogan.
Një koment të veçantë kishte për takimin me Biden. “Takimi me Biden ishte shumë i rëndësishëm për sa i përket kontaktit të parë ballë për ballë pasi ai mori detyrën. Në këtë takim ne shprehëm reciprokisht problemet e njohura midis vendeve tona, duke shkëmbyer pikëpamje. Dhe jo vetëm kaq, ne shkëmbyem mendime në kontekstin e bashkëpunimit të ardhshëm” shtoi ai.
Ndër të tjera, presidenti turk tha në lidhje me takimin me Joe Biden se “Ne besojmë se do të zgjidhim çështjet që ekzistojnë midis nesh, brenda kornizës së ndjeshmërisë dhe pritjeve tona reciproke. Nën këtë kusht, ne jemi të gatshëm të zhvillojmë një aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si me çdo vend tjetër.
Ne besojmë se i kemi hapur derën një epoke të re me Shtetet e Bashkuara mbi një bazë pozitive dhe konstruktive” tha ai.