Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Izraeli “nuk duhet të lejohet të sabotojë” armëpushimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke shtuar se qeveria e Benjamin Netanyahut “dihet se nuk është e kënaqur me procesin e armëpushimit”.
Erdogan tha se Turqia po ndërmerr “apelit dhe iniciativa të nevojshme” për të ulur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, për të zgjatur armëpushimin dhe për të siguruar vazhdimin e bisedimeve në Pakistan. Ai shtoi se:
Ai është optimist se negociatat do të vazhdojnë pavarësisht mosmarrëveshjeve mes SHBA-së dhe Iranit.
“Dritarja e mundësisë” e krijuar nga armëpushimi duhet të shfrytëzohet.
“Nëse do të ketë paqe në rajonin tonë, ajo do të arrihet pavarësisht regjimit sionist [izraelit]. Nëse arrihet stabilitet, do të jetë sërish pavarësisht qeverisë izraelite.”
Ai shtoi gjithashtu se sulmet e Izraelit në Liban po dëmtojnë shpresat për paqe dhe se Turqia do të vazhdojë të mbrojë “të drejtat e vëllezërve tanë në Bregun Perëndimor të pushtuar” dhe të ndjekë çështjen e “fëmijëve të vrarë në gjumë në Liban”.










