Erdogan: Ku po gabon Perëndimi me Rusinë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vlerësoi se SHBA dhe Perëndimi nuk kanë kufij për të sulmuar Rusinë dhe se Turqia po përpiqet të hapë një korridor paqeje, duke bërë të ditur se në ditët në vijim pret të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

“Rusia nuk është një vend i zakonshëm, është një vend i fuqishëm. Natyrisht, Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA, sulmon Rusinë pothuajse pa kufij. Në të gjitha këto, natyrisht, Rusia reziston”, tha ai.

Ai tha se Turqia po përpiqet të hapë një korridor paqeje.

“Prit të vlerësoj situatën”

“Ne ende po kërkojmë mënyra për të pasur një dialog paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës”, shtoi Erdogan në një deklaratë për gazetarët.

Turqia është e vendosur të kërkojë një dialog paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, cituan mediat turke të ketë thënë Erdogan.

Presidenti turk shpreson të flasë me Putinin në dy ose tre ditët e ardhshme.

“Nëse flasim, do të kem mundësinë të flas me të për mënyrën sesi ai mendon dhe çfarë hapash do të ndërmarrë ose mund të marrë Rusia”, shtoi Erdogan, sipas Tass.

Ai ka deklaruar se gjatë takimit të fundit me të, i ka thënë Putinit se, sipas tij, duhet të shkojë në samitin e G20 në Indonezi.

“Por ai më tha: ‘Prit sa ta vlerësoj situatën, pastaj do ta them’”.

Zgjatja e marrëveshjes për eksportin e grurit

Moska më vonë vendosi që ministri i Jashtëm Sergej Lavrov të shkonte në Indonezi, zbuloi Erdogan.

Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje për të rifilluar eksportet e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi gjatë katër muajve të fundit.

Erdogan tha se do të ishte “gabim” që Turqia të propozonte një kornizë kohore specifike për zgjatjen e marrëveshjes përtej afatit të 19 nëntorit, por shtoi se ajo duhet të zgjasë “për aq kohë sa të jetë e mundur”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu