Erdogan muslimani me ndikimin më të madh në botë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është renditur në vend të parë në botimin e vitit 2019 të “500 muslimanëve më me ndikim në botë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përgatitur nga Qendra e Studimeve Strategjike Mbretërore Islame me seli në Jordani, libri thekson se presidenti Erdoğan u bë presidenti i parë turk i zgjedhur nga vota popullore në gusht të vitit 2014 dhe më pas siguroi një afat të dytë në zgjedhjet e vitit 2018 me 52.5 për qind të votave, ku pjesëmarrja në zgjedhje ishte 86 për qind.

“Gjatë periudhës së tij, Turqia ka shënuar rritje të paparë ekonomike, reforma kushtetuese dhe një ri-emergjencë si një fuqi e madhe globale”, thuhet në botim.

Nën lidershipin e presidentit Erdoğan, thotë botimi, Turqia është përqendruar në ndërtimin e marrëdhënieve më të forta me të gjithë shtatë fqinjët e saj të afërt, veçanërisht me Greqinë, si dhe me të gjitha ato vende në kufi me Detin e Zi, një qendër tregtare e rëndësishme dhe një zonë gjeopolitikisht domethënëse.

“Në Afrikë, ajo ka hapur mbi 20 ambasada dhe konsullata të reja ndërsa kur Somalia vuajti nga uria dhe thatësira në vitin 2011, Erdoğan jo vetëm që u ofroi ndihmë, por po ashtu u bë lideri i parë jashtë Afrikës që vizitoi Somalinë në gati dy dekada”, thuhet në botim.

Në botimin e librit që u përket viteve të mëparshme, Erdoğan u rendit i 8-ti në vitin 2016 dhe në vitin 2017, ndërsa i 5-ti në vitin 2018.

Në renditjen e vitit 2019, mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdul-Aziz Al-Saud, u rendit i dyti si musliman më me ndikim në botë ndërsa mbreti jordanez, Abdullah II Ibn Al-Hussein u rendit i treti.

Libri është duke u përgatitur nga Qendra Islamike Studimore Strategjike Islamike që nga viti 2009 në kryeqytetin jordanez, Amman, ndërsa botimi i tij i 10-të për vitin 2019 u botua këtë muaj.

Ai përcakton të konstatojë ndikimin që disa muslimanë kanë mbi Ummetin (komunitetin musliman mbarë botëror) ose në interes të Ummetit.

“Ndikimi është: çdo person që ka pushtet (qoftë kulturor, ideologjik, financiar, politik apo ndryshe) për të bërë një ndryshim që do të ketë një ndikim të rëndësishëm në botën muslimane”, shpjegon botimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu