Erdoğan: Ndryshimet kushtetuese ia heqin prangat Turqisë

Presidenti i Turqisë, tha se me sistemin e tanishëm qeverisës, “duart e Turqisë janë të lidhura me pranga”, për të shtuar se në referendumin e ardhshëm, populli do të vendosë nëse dëshiron ti heqë ato.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi të premten se, me sistemin e tanishëm qeverisës në Turqi, pushteti i ka duart e lidhura me pranga, dhe se populli në referendumin e ardhshëm do të vendosë nëse dëshiron t’ia heqë prangat nga duart, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e tij Erdoğan i bëri gjatë qëndrimit në Aksaray të Turqisë ku ka marrë pjesë në një ceremoni të hapjes së objektit të parë turk për deponimin e gazit nën liqenin Tuz.

Me këtë rast, ai ka folur edhe për zhvillimet aktuale, si dhe për referendumin për zbatimin e sistemit presidencial në shtet.

Presidenti i Turqisë, tha se me sistemin e tanishëm qeverisës, “duart e Turqisë janë të lidhura me pranga”, për të shtuar se në referendumin e ardhshëm, populli do të vendosë nëse dëshiron ti heqë ato.

“Turqia gjendet në një udhëkryq të rëndësishëm për sa u përket ndryshimeve në sistemin qeverisës të shtetit. Para se të vij sot këtu, vendosa nënshkrimin tim në këtë proces të filluar. Populli më 16 prill do të dalë në vendvotime dhe të sjell vendimin e tij”, tha Erdoğan.

Presidenti turk tha se më 15 korrik populli u është kundërvënë tankeve, avionëve F-16 dhe helikopterëve, për të shtuar se me “PO-në” e referendumit ata do të ndjekin të njëjtën gjë.

“Sistemi presidencial i cili do të miratohet me ndryshimet kushtetuese, do të forcojnë luftën tonë për realizimin e qëllimeve, por njëkohësisht do të ruaj unitetin, bashkësinë dhe vëllazërinë e Republikës së Turqisë”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se sistemi i ri ka një autoritet dhe që është e gabuar që disa e krahasojnë me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Jo, ky quhet modeli turk i sistemit presidencial. Ne sjellim një sistem ndryshe, në të cilin presidenti do të ketë partinë aktive të tij. A do ti themi PO kësaj?, porositi Erdoğan, në ceremoninë në fjalë në të cilën morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë, kryeministri Yildirim, ministra, deputetë dhe pjesëtarë të trupit diplomatik./aa


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu