Erdogan paralajmëron “lajm të mirë” për botën

Presidenti turk Erdogan paralajmëroi një një “lajm të mirë për botën” pak pasi Ukraina nënshkroi pjesën e saj të marrëveshjes së grurit me Turqinë dhe OKB-në.

“Së shpejti, me ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në Stamboll, do të kapërcehen problemet për çështjen e grurit dhe do t’i japim një lajm të mirë botës”, tha Erdogan, në pritje që marrëveshja të firmoset dhe nga rusët.

Kujtojmë se Turqi dhe lideri i saj është një ndër aktorët kryesorë me rol përcaktues në luftën apo paqen e botës, pasi agresioni rus ndaj Ukrainës po zhbën rendin aktual botëror me tërmetet ekonomike dhe të sigurisë që po sjell.

Erdogan po përpiqet të ulë Putinin me Zelensky-n, për të ndërmjetësuar një paqe mes tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu