Erdogan për humbjen në Stamboll: Ishte një mesazh nga populli, do ta dëgjojmë atë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, pas humbjes së kandidatit të partisë së tij për prefekt të Stambollit, deklaroi se do të nxjerrë mësim nga “mesazhi që e ka dërguar populli”.

“Nuk e kemi këtë luks të bëhemi të shurdhër dhe t’i injorojmë mesazhet e popullit”, deklaroi sot Erdogan para deputetëve të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim.

Ai edhe një herë e uroi kandidatin opozitar Ekrem Imamogllu, i cili në zgjedhjet të dielën fitoi 54 për qind të votave në votuesve në qytetin më të madh të Turqisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu