Erdogan për Ushtrinë e Kosovës: Shqiptarët i kemi vëllezër, çdo shtet i pavarur ka të drejtë të ketë ushtri

Sot në Kuvendin e Kosovës, do të votohet Ushtria e Kosovës. Gjitha partitë politike shqiptare janë PRO votimit të Ushtrisë së Kosovës.

Mbështetje e madhe po vjen gjithandej për Ushtrinë e Kosovës.

Mesin e tyre që po e mbështesin Ushtrinë e Kosovës, është edhe Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyp Erdogan.

I pyetur nga gazetari i televizionit TRT se çfarë medon për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Erdogan tha ”Ne shqiptarët i kemi vëllezër, edhe ata në Kosovë. Turqia ka përkrahur vazhdimisht Kosovën dhe jemi ndër të parët qe kemi njohur si shtet. Kemi përkrahur edhe anëtarësimin në shumë organizata botërore.”

“Kosova ka të drejtë ta formoj edhe Ushtrinë e saj, por duhet të jetë e dakorduar me NATO-n. Secili vend i pavarur ka të drejtë ta formoj Ushtrinë e saj”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu