Erdogan: SHBA e pandershme lidhur me rastin e Gylenit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaron se Shtetet e Bashkuara po mbajnë qëndrim të pandershëm lidhur me rastin e Fethullah Gulen.

Erdogan e akuzoi për mungesë sinqeriteti Uashingtonin lidhur me refuzimin për ta ekstraduar imamin, të cilin Ankaraja zyrtare e akuzon si organizator të tentativës për grusht shteti në korrik 2016.

“Për fat të keq, SHBA vazhdon të veprojë me pandershmëri” tha presidenti turk për ‘A Haber’, duke shprehur zhgënjimin në qëndrimin jo-konstruktiv sipas tij të Uashingtonit në këtë rast.

Pas përpjekjes së grushtit të shtetit në vitin 2016, autoritetet e Turqisë kanë arrestuar mijëra gazetarë, diplomatë, gjyqtarë, anëtarë të ushtrisë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, duke i akuzuar ata se kanë luajtur rol në tentativën për grusht shteti dhe për marrëdhënie me Gulen.

Ankaraja ka kërkuar vazhdimisht që Gulen të ekstradohet nga Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1999.

Në dhjetor, Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se Donald Trump i kishte thënë Erdogan se autoritetet amerikane po shqyrtonin ekstradimin e Gulen.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka argumentuar se Uashingtoni nuk është pajtuar për këtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu