Erdogan: Suedia dhe Finlanda të mbajnë premtimet, ndryshe nuk hyjnë në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan deklaroi se Finlanda dhe Suedia duhet së pari të mbajnë premtimet e bëra ndaj Ankarasë, në të kundërt ratifikimi për anëtarësimin e tyre nuk do t’i dërgohet parlamentit turk.

Gjatë konferencës për shtyp në Madrid pas përfundimit të Samitit të NATO-s, Erdogan u shpreh se dy vendet nordike duhet të përfundojnë ndryshimet legjislative në lidhje me terroristët sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan Reuters.

“Gjëja kryesore është që premtimet të realizohen. Në periudhën e ardhshme, ne do të monitorojmë zbatimin e elementeve në memorandum dhe do të ndërmarrim hapat tanë në përputhje me rrethanat.about:blank

Së pari Suedia dhe Finlanda duhet të kryejnë detyrat e tyre, por nëse nuk e bëjnë, sigurisht që nuk bëhet fjalë që ratifikimi të dërgohet në parlamentin tonë”, theksoi presidenti Erdogan.

Dy ditë më parë, të treja vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë, gjatë Samitit të NATO-s.

Marrëveshja e nënshkrua pas një takimi kokë më kokë mes presidentit turk Erdogan, atij finlandez Sauli Niinisto, kryeministres së Suedisë Magdalena Andersson dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Turqia do të kërkojë ekstradimin e 33 të dyshuarve për terrorizëm nga Finlanda dhe Suedia.

Finlanda dhe Suedia deklaruan synimin e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake në muajin maj, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu