Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren spektakolare në zgjedhjet e së dielës.
“Përgëzime për fitoren spektakolare. Kjo fitore forcon marrëdhëniet tona. Shqipëria dhe Turqia partnere strategjike. Gëzuar Bajramin gjithë shqiptarëve”, shkroi Erdogan për kryeministrin Rama sipas zyrës së kryeministrit.
Partia Socialiste fitoi 74 mandate në Kuvendin me 140 deputetë nga zgjedhjet e së dielës, Partia Demokratike 43, Lëvizja Socialiste për Integrim 19, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet 3 dhe Partia Socialdemokrate 1.








