Erë Andaluzi në futboll: Maroku bën të qajë dhe Ronaldon

Maroku është befasia e njëherësh çudia e Katarit. Përfaqësuesja magrebase(Afrika veriore quhet ndryshe dhe Magreb), pas Spanjës çon dhe Portugalinë e Ronaldos në shtëpi, duke bërë historinë si ekipi i parë afrikan që prek një gjysmëfinale në historinë e botërorëve të futbollit.

Me një rezultat minimal 1-0, Maroku mposhti të dytët iberikë, duke prodhuar dhe një ironi historike, nëpërmjet futbollit.

Shekuj më parë, marokenët do ndërtonin në tokën iberike – Spanjë e Portugali – një prej qytetërimeve më shkëlqimtare në histori, atë andaluzian me Kordobën kryeqytet. Ishte një fakt një qytetërim musliman që zgjati 7 shekuj.

Dhe ja, pas shekujsh, Maroku “hakmerret” për atë qytetërim të humbur, duke mundur të dy vendet, jo më muslimane por të krishtera, Spanjën dhe Portugalinë.

Dhë kështu, më pas se 24 orë pas Brazilit, Katarin e lë dhe Portugalia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu