Erik ten Hag flet për Ronaldon dhe De Jongun

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag nuk ka ngurruar të përgjigjet në pyetjet rreth sulmuesit Cristiano Ronaldo dhe mesfushorit Frenkie de Jong.

Djajtë e Kuq janë duke shijuar një verë jo edhe aq pozitive, pasi nuk kanë arritur t’i transferojnë objektivat e tyre, ku njëri nga ta është holandezi i Barcelonës, De Jong.

Përveç kësaj, ylli kryesor i skuadrës, portugez Ronaldo ka kërkuar largimin dhe pas kësaj ka munguar në turneun parasezonal të skuadrës në Tajlandë dhe Australi.

Për të ardhmen e Ronaldos, por edhe për situatën e De Jongut ka folur vet trajneri i Unitedit, Ten Hag.

“Jam shumë i lumtur me Cristiano Ronaldon. Ne kemi një sulmues të madh. Ai është këtu me ne dhe është në skuadër”, ka thënë fillimisht holandezi.

“Duam Frenkie de Jong? Nuk e dija!”, thotë fillimisht duke buzëqeshur.

“Bëhet fjalë për lojtarët e duhur, por nuk do të bëj komente. Kur të ketë lajme, do ta dini”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu