Veliaj dhe Ajola Xoxa janë bërë prindër të një djali.
Pak ditë më parë, ai deklaroi se do t’i vendoste djalit një emër tirons dhe kështu ka bërë.
Kajan është tironsi më i ri i kryeqytetit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zbuloi sot përmes një postimi në rrjetet sociale emrin e djalit të tij, i cili lindi mëngjesin e së shtunës në maternitetin shtetëror ‘Koço Gliozheni’.
Ai falenderoi stafin e mjekëve te kryesuar nga doktori Orion Glozheni për kujdesin që treguan, si dhe të gjithë ata që e kanë uruar për lindjen e Kajanit.
“Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshëm tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!”, shkruan Veliaj. /albeu.com/










