A është përgjigje ndaj Ushtrisë së Kosovës? Ushtria e Serbisë në stërvitje urgjente

Më urdhër të ministrit serb të Mbrojtjes dhe me vendim të presidentit të Serbisë të hënën ka nisur kontrolli i aftësive operacionale të njësive të Ushtrisë së Serbisë.

Në pyetje është mbikëqyrja e jashtëzakonshme, e paparalajmëruar dhe inspektimi në terren ndaj aftësive operacionale të një pjese të forcave për reagim emergjent i cili do të realizohet më 9 mars në shumë lokacione në Serbisë, transmeton lajmi.net.

Kontrolli i aftësive operacionale ka filluar me dhënien e alarmit nga Qendra Operative të sistemit qendror të Mbrojtjes, ku kanë marrë pjesë ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq dhe shefi Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjeneral Lubisha Dikoviq.

Nuk dihet nëse ky urdhër vije pas paralajmërimit të Kosovës për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. /Lajmi.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu