Është zbuluar përse disa njerëz nuk shtojnë peshë, edhe pse hanë kurdo që u bie në mend

Të jesh i hajthëm është e shkruar në ADN-në tuaj dhe shumica e njerëzve mund të qëndrojnë të hajthëm gjatë gjithë jetës pa përpjekje dhe pa vetëmohim

Shkencëtarët e Universitetit Cambridge kanë bërë studimin në pothuajse 14.000 njerëz të peshave të ndryshme, me fokusimin në ADN-në e tyre.

Thonë se ekzistojnë gjene të cilat përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në djegien e shpejtë të dhjamit, apo ushqimin nuk e bëjnë joshës.

Pikërisht gjene të tilla kanë gjetur te më shumë se 1.600 persona të shëndetshëm të intervistuar.

Te shumica e tyre gjenet kanë meritën për shkak që ushqimi nuk u intereson tepër dhe hanë pikërisht vetëm për shkak që janë të detyruar.

Nga ana tjetër, rreth 40 për qind e njerëzve të hajthëm nga hulumtimi kanë thënë që e duan ushqimin dhe hanë çfarëdo që dëshirojnë dhe në sasi të cilat u përgjigjen, pa ngurrim.

Shkencëtarëve tani u intereson se çfarë ndodh në trupat e tyre kur stërngopen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu