Eurobondi vendor prej 700 milionë euro me interes prej 3.675 për qind

Republika e Maqedonisë së Veriut e ka dhënë eurobondin e shtatë në vlerë prej 700 milionë eurove. Afati i eurobondit është gjashtë vjet, ndërsa shkalla e interesit për të cilën është dhënë arrin 3.675 për qind, që është interesi i dytë më i ulët, menjëherë pas eurobondit të dhënë në vitin 2018.

Kjo, siç kumtoi Ministria e Financave, e tregon besimin e investuesve në ekonominë dhe politikat vendore, nëse merret parasysh se ky eurobond jepet në kohë të krizës së Kovid-19 – kriza më e madhe ekonomike pas Depresionit të madh, ku të gjitha ekonomitë, duke i përfshirë edhe forcat ekonomike botërore, dalin në tregun ndërkombëtar të kapitalit që të sigurojnë mjete për financimin e nevojave për krizën.

“Gjithashtu, interesi i investuesve të huaj për eurobondin e Maqedonisë së Veriut ishte pesë herë më i madh nga vlera e cila është dhënë. Ky është edhe një fakt krahas shkallës së volitshme të interesit, që tregon në pozicionimin e mirë tek investuesit e huaj dhe besimit të tyre në vend. Kjo ka të bëjë me stabilitetin makroekonomik dhe financiar, si dhe përkushtimin tonë dhe suksesin e arritur viteve të fundit në integrimet euroatlantike”, thonë nga MF-ja.

Me dhënien e euroobligacionit dhe huas nga Fondi monetar ndërkombëtar në vlerë prej 176 milionë euro dhe huave nga Banka Botërore në vlerë prej 140 milionë eurove dhe nga Bashkimi Evropian prej 160 milionë eurove të cilat negociohen dhe janë të sigurta, mbyllet konstruksioni financiar për nevojat e sivjetme, gjegjësisht deficiti i projektuar në 6,8 për qind nga BPV-ja me ribalans, obligimet në bazë të borxheve të vjetra prej 705 milionë euro. Në mënyrë shtesë, sigurohen edhe mjete të sigurta për përballje me shok të përsëritur eventual dhe varësisht nga zhvillimi i ngjarjeve financim i pjesshëm i nevojave për vitin e ardhshme.

Vendi në tregun ndërkombëtar të kapitalit ka dalë shtatë herë deri më tani, duke e përfshirë edhe eurobondin e dhënë gjatë ditës së sotme. Eurobondi i parë është dhënë në vitin 2005, më pas në vitin 2009, 2014, 2015, 2016, 2018 dhe tani në vitin 2020. Interesi më i ulët prej 2,75 për qind ka eurobondi nga viti 2018, ndërsa më të lartë në vitin 2009 prej 9,875 për qind, por duhet të përmendet se kjo është në kohën e krizës botërore ekonomike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu