Eurokomisari i ri për zgjerim të mërkurën vjen në Shkup

Eurokomisari i ri për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhejl më 15 dhe 16 janar do të udhëtojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, mëson MIA nga burime nga Brukseli. Kjo do të jetë vizita e tij e parë pas marrjes së funksionit si eurokomisar.

Pritet që Varhejl të realizojë takime me përfaqësues qeveritarë, në të cilat me siguri do të bëhet fjalë për metodologjinë e re për zgjerim të propozuar nga Franca dhe për rrjedhën e reformave në vend, sidomos miratimin e ligjit për prokurori publike.

Më 18 dhjetor të vitit të kaluar, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani u takua me Varhejlin në Bruksel, me ç’rast ia prezantoi planin reformues të Qeverisë deri në samitin e Këshillit evropian në mars.

Komisioni Evropian do të publikojë mini-raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në shkurt, ndërsa metodologjia e re, sipas paralajmërimeve, prite të miratohet në mars.
Eurokomisari, Varhejli muajin e kaluar tha se negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë në pranverë. Ai atëherë tha se BE-ja duhet ta përmirësojë gabimin e tetorit.

Vendet-anëtare të BE-së nuk arritën marrëveshje për fillimin e bisedimeve me dy vendet, për shkak të kundërshtimit të Francës, e cila, kushtëzoi me metodologji të re të bisedimit.

Komisioni Evropian duhet të dalë me propozim për metodologjinë e re deri në fund të janarit.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu