Evangjeli Veli kampione Europe, Kushi:E para vajzë shqiptare që ngre lart flamurin

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka uruar sportisten Evangjeli Veli, e cila u shpall kampione e Evropës në peshëngritje. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministrja shkruan se Veli shkroi historinë këtë të diel duke u bërë vajza e parë shqiptare që ngre lart flamurin kuqezi me tre medalje ari.

Urimet më të mira për sportisten tonë Evangjeli Veli, e cila shkruan historinë me fitoren si kampione absolute e Evropës në sportin e peshëngritjes!

Për herë të parë një vajzë shqiptare ngre lart flamurin kuqezi me tre medalje ari, si kampionia e parë femër në peshëngritje”,-shkruan ministrja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu