“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrës së BE-së pas akgjykimit në Hagë

Me një pankartë ku shkruan “Evropë, ku është drejtësia?”, iniciativa “Liria ka Emër” ka zhvilluar një aksion para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Në pankartën e vendosur pranë hyrjes së objektit është paraqitur një krahasim ndërmjet dënimit të ish-presidentit të Serbisë, Vojislav Sheshel, dhe atij të Hashim Thaçit.

Organizatorët kanë vendosur përballë njëri-tjetrit emrat e Sheshelit dhe Thaçit, duke ngritur pyetje për drejtësinë ndërkombëtare dhe mënyrën e trajtimit të rasteve gjyqësore.

Në pjesën e poshtme të pankartës janë përfshirë edhe të dhëna për viktimat dhe pasojat e luftës në Kosovë.

Siç shihet, gjatë aksionit kanë qenë të pranishëm pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa pankarta është vendosur në rrethojën e objektit të BE-së.

Aksioni është zhvilluar në ditën kur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën aktgjykimin në rastin “Thaçi 2”, që lidhet me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.

Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu me ka 12 muaj, Hajredin Kuqi me 1 muaj, kurse Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu