Exit-Poll konfirmojnë “Piepolin”, PS pritet të formojë e vetme qeverinë

Exit-Poll e para të publikuara pas mbylljes së zgjedhjeve duket se konfirmojnë rezultatet e Institutit Piepoli, i cili në dy sondazhe kombëtare të zhvilluara në muajin qershor parashikoi se PS mund të jetë në gjendje të formojë e vetme qeverinë.

Sipas “Exit-Poll” të Ora News, PS do të grumbullojë në rang kombëtar midis 46-50% të votës, PD midis 31-35% dhe LSI midis 11-15%. Këto janë pothuajse identike me kuotat e “Piepolit”.

Përsa i përket Qarkut të Tiranës, “Exit-Poll” i “Ora News” parashikon që PS të fitojë midis 17-19 deputetë, PD midis 11-13 dhe LSI midis 2-4. Një rezultat i tillë duket se është lehtësisht pak më optimist se parashikimi i “Institutit Italian”, i cili parashikoi 15-19 deputetë për PS, 11-15 për PD dhe 2-4 për LSI.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu