Fabrizio Romano e Marca përgënjeshtrojnë Romeron se Barcelona ka transferuar Kounden – Chelsea shihet si favoritë

Gazetari Gerard Romero e bëri të kryer transferimin e Jules Kounde te Barcelona.

Sipas raportimit të tij, Barcelona ka punuar gjithë natën që të bind Sevillën të transferojë francezin tek ta, derisa edhe kushtet me lojtarin janë arritur.

Madje, sipas Romeros, Kounde pritet të prezantohet te Barcelona nesër (e diel) apo të hënën e javës që po vije.

Mirëpo, kështu nuk raportojnë edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano dhe MARCA, që kanë raportime më ndryshe.

“Jules Kounde. Ndërsa burimet e Sevillas mohojnë çdo marrëveshje me Barcelonën pasi negociatat janë ‘vetëm me Chelsean’, Barcelona po përgatit një ofertë zyrtare për të provuar të rrëmbejë marrëveshjen – pasi @gerardromero raporton për Barcelonën”.

“Chelsea, ende duke pritur për ‘dritën jeshile’ të Sevilla/Jules që nga e enjtja”, ka raportuar Romano.

Ndërsa Marca raporton: “Transferimi i Kounde te Chelsea është praktikisht i mbyllur. Negociatat e klubit anglez me Sevillan janë vulosur praktikisht dhe gjithçka është gati që marrëveshja të zyrtarizohet në orët në vijim. Sido që të jetë, Barcelona ende po mban shpresë”.

Duket një tollovi e vërtetë sa i përket transferimit të Koundes tek njëri apo tjetri klub, por që kjo fundjavë do të jetë vendimtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu