“Facebook” shpall miliona persona si të vdekur, përfshirë edhe Mark Zuckerberg (FOTO)

Një anomali në Facebook, në harkun kohor të disa orëve, ka shpallur të vdekur dje , miliona përdorues të rrjetit social, duke përfshirë këtu edhe themeluesin e tij, Mark Zuckerberg.

Përdoruesve të profileve u është shfaqur një ”baner memorial” në krye të faqes, që fton përdoruesit e tjerë për të kujtuar jetët e tyre.

“Ky ishte një gabim i tmerrshëm, të cilin ne tashmë e kemi rregulluar”, tha një zëdhënës i Facebook-ut.

Shkaku i virusit nuk dihet dhe ende nuk është e qartë se sa prej 1,8 miliardë përdoruesve të Facebook-ut janë prekur.

Facebook lejon përdoruesit që të kthejnë profilet e tyre në një faqe përkujtimore, ku përdoruesit e tjerë mund të postojnë homazhe. /albeu.com/

257950

257951

257952

257953


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu