Falë Zaevit bashkohen shqiptarët në Maqedoni

Edhe pse të ndara për shumë çështje, partitë politike shqiptare i bashkon çështja e referendumit.

Bashkimi demokratik për Integrim, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa u deklaruan njëzëri në mbështetje të referendumit të 30 shtatorit.

“Një ndër shtyllat, nga tre shtyllat kryesore të BDI-së është integrimi i vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ne japim përgjegjësi për pjesën tonë të bashkëqeverisjes në të kaluarën. Por ne jemi dëshmitarë se pa Bashkimin Demokratik për Integrim nuk do të ndodheshin ndërrimet që u bën pas 27 prillit”, deklaroi deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili.

Megjithatë opozita këmbëngul për një marrëveshje të brendshme, në prag të ndryshimeve eventuale kushtetuese pas referendumit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu