Familja 10 anëtarëshe në Tanushë pa kulm e pa bukë: Ndihmoni o vëllezër! (FOTO)

Familja Sejdiu nga Tanusha e Malësisë së Shkupit po përjeton ditë të vështira në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, informon INA.

Trishtimi dhe lotët kanë mbërthyer 11 anëtarët e familjes, pasi që i zoti i shtëpisë s’ka si tja bëjë hallin, pasi shtëpia e tyre dje është djegur nga rrufeja, e cila goditi, si pasojë e motit të keq.

“Kemi mbet pa shtëpi. O vëllezër e motra, na ndihmoni, s’ka si t’ia bëjë,kemi ngelur në qiellë të hapur”, thotë për INA, Samet Sejdiu, babai i 7 fëmijëve, i cili jetonte në shtëpin e vjetër. Ai përkujdeset edhe për babën e nënën e tij në moshë, që gjithashtu tanimë janë në hall të madh.

Fëmijët e kësaj familje apelojnë për ndihmë, për ti shtrirë dorën e humanizmit. Çdo mundësi për të ndihmë, i zoti shtëpisë thotë se mund ti lajmërohen në numrin e tij të telefonit: 072/646172


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu