Familja shqiptare falënderon Bill Clintonin

Ishte viti 1999 kur familja Shala, takoi Bill Clinton. Në atë kohë, ai ishte president i SHBA-së, dhe vizitoi kampin e refugjatëve, ku po qëndronin familjet shqiptarë, që ishin dëbuar nga regjimi serb, shkruan ‘tampabay.com’.

Kampi ishte në gjendje të rëndë, pa ushqim dhe pa vende për t’u pastruar. Sëmundjet ishin duke u përkrahur shpejt. Kur Clintoni arriti ai premtoi se do të ndihmojë shumë familje, kurse familja Shala i thanë se duan të shkojnë në Amerikë, përcjell albinfo.ch.

Për më pak se një muaj, zyrtarët e SHBA-së i transferuan, ku ende jetojnë sot, dhe këtë muaj kishin rastin të falënderojnë njeriun, i cili në një shtet të sigurt.

Kryefamiljari Raif Shala dhe gruaja e tij, Elhame, thonë se ish-presidenti i SHBA-së ua shpëtoi jetën.

Gjatë një fushate elektorale për gruan e tij, familja shqiptare nxitoi ta përqafojë ish-presidentin Clinton. Ata ishin të lumtur dhe me fat, që takuan atë dhe bënë një foto.

Kur ai ecte për të mbajtur fjalimin, unë vetëm doja të përqafoja”, ka thënë Raifi, duke përdorur djalin e tij, Bekimin, si përkthyes. “Unë doja t’i thoja se jam shumë i lumtur që jam në këtë shtet”.

“Nuk doja asgjë më shumë në jetën time sesa të takoja Clintonin përsëri dhe te falënderoj se shpëtoi jo vetëm familjen time, por gjithë Kosovën. SHBA ishte shteti i vetëm që na ndihmoi neve”, shtoi Raif Shala.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu