Fansi i kërkon Perezit që ta transferojë Ronaldon në Real Madridi, përgjigja e presidentit ishte e shpejtë dhe e qartë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo e ka bërë shumë të qartë se do të preferonte të luante për një klub të ri në sezonin 2022/23, një klub që do t’ia mundësonte atij të luante në Ligën e Kampionëve.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u kthye në Manchester United nga Juventusi verën e kaluar dhe mendohej se do t’i udhëhiqte Djajtë e Kuq drejt lavdisë, por gjërat sigurisht që nuk shkuan kështu.

Pavarësisht faktit se Ronaldo ka 37 vjet, ai shënoi 24 gola në të gjitha garat.

Shumica e elitës evropiane kanë qenë të lidhura me portugezin në muajt e fundit, por asgjë realisht nuk ka ndodhur ende.

Madje ish-klubi i Ronaldos, Real Madridi, që është konsideruar si një destinacion i mundshëm, nuk e do dhe këtë e ka thënë edhe Florentino Perezi.

Sot është shfaqur një video me Perezin kur ai u pyet nga një tifoz që të ri-nënshkruante me lojtarin më të madh në histori të Los Blancos.

“Nënshkruani Cristiano?” – i tha fansi Perezit, i cili shumë shpejt iu përgjigj. “Përsëri? Ai është 38 vjeç”, deklaroi presidenti.

Presidenti i Real Madridit ia ka gabuar moshën Ronaldos për një vit, pasi golashënuesi më i mirë në futbollin profesionist për meshkuj nuk mbush 38 vjeç deri më 5 shkurt.

Real Madridi aktualisht në fazën e sulmit ka emra si Karim Benzema, Vinicius Junior, Rodrygo Goes dhe Eden Hazard. /Telegrafi/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu