Fati i 33 policëve, ja kush është fajtor sipas Spasovskit

Fati i 33 kandidatëve për policë të cilët vitin e kaluar kanë mbaruar me sukses provimin por që nuk u pranuan në MPB, mbetet akoma një çështje e pazgjidhur.

Numri një i kësaj ministrie, Oliver Spasovski, fajin për këtë ia hedh Ministrisë së Finacave. Spasovski deklaroi se i ka dërguar kërkesë kësaj ministri, megjithatë akoma nuk i është kthyer përgjigjia.

 “Ju e dini që vitin e kaluar mbetën 33 polic që nuk u pranuan, këtë vit mbeten 54. Unë vitin e kaluar i kam dërguar kërkesë Ministrisë së Financave që të punësohen këto policë sepse e kanë kaluar provimin ndërsa MPB i duhen polic. Mendoj që Ministria e Financave duhet të të jep miratim dhe këta njerëz që kanë mbaruar të gjihta trajnimet, të cilët kanë marrë certifikatë që kanë mbaruar trajnim për polic të punësohen në MPB sepse me atë ministria mundet vetëm të fitoj”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Spasovski këto komente i bëri gjatë promovimit të policëve të rinj në Qendrën për Trajnim në Idrizovë. Ndërkohë ai shtoi se gjatë pranimit të këtyrë policëve është ruajtur përfaqësimi etnik.

“Gjatë pranimit të policëve që kanë mbaruar tani dhe të atyre qëë janë pranuar në konkurs kemi pasur kujdes në ruajtjen e strukturës së nacionalitetit dhe gjinore. Momentalisht policët shqiptarë që kanë qenë nuk kam ndërruar asnjë, do të thotë sa kanë qenë në pozita të larta aq kanë mbet”, tha më tej ministri Spasovski.

Ai më tej shtoi se në bazë të marrëveshjes politike, ka bërë ndërrimin e 11 komandatëve dhe se mbetet mundësia për ndërrimin edhe për 4. Ndërkaq, sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve në këtë konkurs, zëvendësministri i brendshëm, Agim Nuhiu, tha se të gjithë kandidatët shqiptarë të cilët u pranuar në këtë gjeneratë të gjithë me sukses e kanë mbaruar kursin.

“Të gjithë kandidatët pa asnjë përjashtim me sukses e kanë mbaruar kursin për polic. Unë do dua të them që në konkursin e fundit ne arritëm të zgjedhim 165 shqiptarë për të vazhduar kursin në Idrizovë”, deklaroi Agim Nuhiu zv/ministër i brendshëm.

Ndryshe, sot në Qendrën për trajnim në Idrizovë në mënyrë ceremoniale u bë promovimi i 654 policëve të rinj.


TEUTA 1 _08.10.2016 by tvshenjaofficial

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu