Federata Turke e Futbollit merr vendim për kartonin e kuq të Vedat Muriqit

Federata Turke e Futbollit (TFF) ka vendosur të mos dënoje Vedat Muriqin. Muriqi ishte i papërmbajtshëm në fitoren e fundit të Fenerbahces 0-2 ndaj Gaziantepit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18 në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi asistoi tek goli i parë i ekipit të tij, ndërsa shënoi golin e dytë dhe të sigurisë në minutat shtesë. Megjithatë, tregimi i Muriqit nuk përfundon këtu, pasi sulmuesi i Kosovës u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, respektivisht të kuqin pas golit.

Një gjest josportiv apo tentim vonimi i lojës ka bërë që gjyqtari të ndëshkoj me të kuq Muriqin, i cili më pas u akuzua për ndëshkim me të kuq me qëllim. Por, TFF tashmë ka marr vendim se nuk ka asnjë provë për të dënuar prizrenasin me ndonjë ndeshje mos-lojë.

“Vedat Muriqi u akuzua për shkak të ndëshkimit me të kuq me vetëdije, por ai nuk do të dënohet pasi nuk u evidentua ndonjë shkelje”, thuhet në njoftimin e TFF. Muriqi është i gatshëm për ndeshjen e së shtunës ndaj Basaksehirit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu