Femra kujdes, këto janë simptoma që nuk duhet të injoroni kurrë

Kanceri i vezoreve është një prej llojeve më të përhapura të kancerit, i cili prek femrat. Të paktën 31% të rasteve të diagnostikuara nga ky kancer, kanë rezultuar fatale.

Nëse kapet në kohë, mund t’ju shpëtojë jetën, por kjo është në dorën tuaj. Prap testi është një domosdoshmëri të cilin duhet ta praktikoni të paktën 1 herë në 2 vite, por ekzistojnë disa shenja të cilat ju nuk duhet t’i neglizhoni kurrë. Ato mund të jenë paralajmëruese të këtij kanceri, kështu drejtohuni sa më parë te gjinekologu.

1 – Gjakderdhja e pazakontë vaginale. Nëse vini re se gjatë menstruacioneve, pas seksit, ose pas menopauzës keni një gjakderdhje jo normale, atëherë shkoni sa më parë te mjeku.

2 – Perioda me dhimbje të jashtëzakonshme. Sigurisht që periodat janë të dhimbshme në disa raste, por nëse vini re dhimbje që sa vijnë e bëhen më të padurueshme, ka diçka që nuk shkon.

3 – Sekrecione të shpeshta vaginale. Në këtë rast, nëse sekrecionet tuaja kanë aromë të rëndë, ngjyrë si në rozë, apo edhe gjak, nuk është aspak shenjë e mirë.

4 – Dhembje në fund të barkut ose në këmbë. Nëse keni dhimbje të vazhdueshme në këto zona, nuk është edhe aq normale, bëni mirë të kryeni një vizitë.

5 – Humbje masive në peshë. Nëse nuk po praktikoni asnjë dietë apo stërvitje, hani ushqim normalisht, por përsëri po humbisni peshë, kjo nuk është kurrë një shenjë e mirë.

6 – Të përziera të vazhdueshme. Nëse nuk jeni shtatzënë, kjo gjë nuk është aspak normale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu