Fenerbahce ka angazhuar trajnerin e njohur Jorge Jesus, as ky nuk e ndryshon vendimin e klubit për Mesut Ozilin

Jorge Jesus është trajneri i ri i Fenerbahces, ku dje (e enjte) u prezantua te klubi i madh turk. Trajneri portugez që ka bërë karrierë në klube si Braga, Benfica, Sporting, Al-Hilal dhe Flamengo, ku fitoi edhe trofe, do të mundohet ta kthej Fenerbahcen në krye të futbollit turk.

Sot ai u paraqit në konferencën e parë për shtyp si trajner i Fenerbahves, ku u pyet edhe për yllin e suspenduar të skaudrës, Mesut Ozilin, duke thënë që do të ndjekë vendimin që është marr më herët për të.

“Historia e tij në futboll është shumë e rëndësishme. Megjithatë, unë do të ndjek vendimin tashmë ekzistues të klubit, duke mos llogaritur në të”.

“Gjëja më e rëndësishme këtu nuk është Jesus, nuk është Ozil. Gjëja më e rëndësishme është Fenerbahce”, ka thënë trajneri Jesus.

Mesut Ozil mbetet jashtë planeve të klubit klubit që nga marsi, ndaj do t’i duhet të kërkojë klub të ri.

Në total, te Fenerbahçe ai bëri 37 paraqitje, duke shënuar 9 gola dhe duke shtuar 3 asistime./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu