ërmeti që shkundi Shqipërinë orët e para të mëngjesit të datës 26 nëntor, ka shkaktuar një fenomen të pazakontë natyror.
Territori i Durrësit është ngritur me 10 cm bën me dije Ansa.
Kjo është treguar nga pamjet e radarit të marra nga satelitët Sentinel-1 të programit Evropian Kopernikus të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) dhe Komisionit Evropian.
Harta e marrë në bazë të të dhënave nga satelitët Evropian Sentinel 1 tregon deformimin e tokës.
Një fenomen i tillë ka ndodhur edhe me tërmetet e vitit 2009 në L’Aquila, 2012 në Emilia Romagna dhe 2013 në Lunigiana.
Deformimi u mat nga platforma në internet Geohazard-tep, e zhvilluar nga ESA, duke përdorur imazhet e marra nga satelitët Sentinel-1 nga i njëjti vend, para dhe pas tërmetit. Krahasimi midis dy pamjeve bëri të mundur marrjen e një interferogrami, dmth hartën e zhvendosjes së tokës.










