Ermete Boscolo Papo, fermeri 70-vjeçar, vdiq pas sulmit të kolonisë së grerëzave, të cilat kishin një fole në garazhin e shtëpisë së tij në rrugën “Boschetto”, në Sottomarina, e cila është një provincë në Venecia.
Mjekët thanë se gjendja e trupit të të moshuarit ishte shumë e rëndë dhe se ata nuk kishin parë kurrë një vdekje të tillë. Ai kishte grerëza të ngordhura edhe brenda rrobave dhe i gjithë trupi ishte mbuluar dhe fryrë nga thumbimet e tyre.
Prej sulmit të tyre, burri ka pësuar atak kardiak dhe nuk ka mundur që të shpëtojë as pas ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjes për ringjallje me shok defibrilator.