Fermeri protagonist i “Ferma VIP” ‘detyrohet’ të lërë programin të hënën?!

Ditën e djeshme, Xhensila Myrtezaj trazoi rrjetin me një foto që ajo publikoi në rrjetin social, Instagram.

“13 Prill, Austria. Xhensila Myrtezaj & Robert Berisha”, ishte ky posteri i një koncerti që Xhensila shpërndau në InstaStory.

Mirëpo Robert Berisha është pjesë e Ferma VIP, dhe kaq ka mjaftuar që të ngrihen dyshime për largimin e tij nga reality show.

Dyshimet i ka shtuar më shumë Roberti, i cili në një diskutim me Albanon është shprehur se nuk po e shtyn dot më qëndrimin në “Ferma VIP” pasi i mungon vajza e tij.

“Do e shtyj deri të hënën dhe do iki, më mungon goca”, thotë Roberti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu