Fero akuzon Arbenitën: Po del jashtë shtetit me vajzën pa lejen time, ka pasaportë të falsifikuar

Fero ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-gruas së tij, Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë e cila quhet Nina.

Në emisionin “Kosova today” ai tha se ish-bashkëshortja e tij e merr vajzën dhe del jashtë shtetit pa lejën e tij, dhe sipas tij, ajo ka bërë një pasaportë të falsifikuar për të, njofton Klankosova.tv.

“Kam pasur dyshimet e mia për këtë, ka shkuar në Greqi e Turqi dhe dy shtete të tjera. Apet erdhi në Kosovë, momentalisht nuk gjendet në Kosovë. As Prokuroria e as Policia nuk e marrin në pyetje atë. Nuk ka të drejtë të marrë vajzën pa lejen time. Pasaporta në Maqedoni është e falsifikuar, është nxjerr pa lejën time”, tha ai.

“Kur shkova dje me e dorëzu vajzën në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan, unë kërkova prej kësaj qendre me e njoftu prokurorinë ose policinë me iu ndërpre pasaporta e falsifikume që ajo e posedon mos me dalë vajza ime jashtë vendit sepse i kam dyshimet e mia. Si prokuroria si Qendra për Punë Sociale i thanë asaj që duhet ta lë pasaportën për me e marrë vajzën dhe ajo nuk ka pranuar, për arsye se potencoi se duhet të dilte jashtë vendit”, potencoi mes tjerash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu