“Ferrari u parkua”, mediat polake ironizojnë transferimin e Sadikut te Malaga

Armando Sadiku u transferua te skuadra e Malagës në formë huazimi mbrëmjen e djeshme, duke nisur një aventurë të re në ligën e dytë spanjolle.

Kjo lëvizje e sulmuesit shqiptar ka ngjallur interesin e mediave polaku, të cilat nuk kanë nguruar të pasqyrojnë këtë transferim.

“Ferrari u parkua, Sadiku zbaroi te Malaga”, shkruan portali polak “Trasfery.info”.

Një lajm disi ironik, pasi kujtojmë që epiteti “Ferrari”, sulmuesit iu vendos gjatë kohës që u transferua te Legia e Warshavës në Poloni.

Aventura e tij te kjo skuadër ishte tërësisht për t’u harruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu