Festimet e vitit të ri, ja sa persona përfunduan në Toksikologji (VIDEO)

Festa e Vitit të Ri për 24 qytetarë “pak më të gëzuar” ka përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë. Ata janë pranuar në gjendje të alkoolizuar, por janë lëshuar për trajtim shtëpiak.

Mbrëmë ka pasur tre pacientë të mbidozuar me substanca psikoaktive, nga të cilat vetëm një paciente është mbajtur për mbikëqyrje. Ministri Venko Filipçe thotë se nata e Vitit të Ri ka kaluar pa pacientë me komplikime më serioze. Por, përveç nga një “pije”, ka pasur edhe rrahje.

Në Qendrën e Urgjencës janë trajtuar rreth 60 pacientë, kryesisht me lëndime të mara nga aksidentet e trafikut, sulmet fizike, prerje nga qelqi dhe pajisjet piroteknike. Askush nuk është lënduar rëndë, të gjithë janë duke u trajtuar në shtëpi- deklaroi Venko Filipce – Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe theksoi se këtë vit në krahasim me vitet e mëparshme, numri i pacientëve që kanë përdorur substanca psikoaktive ka shënuar rënie. Edhe Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, mbrëmjen e Vitit të Ri e ka vlerësuar si të qetë.

Nata ishte e qetë, pa prishje të rendit dhe qetësisë publike në një shkallë më të madhe. Pres që të kemi një vit të suksesshëm 2019 dhe dëshiroj që të gjithë qytetarëve të Maqedonisë t’u dëshiroj shumë shëndet, lumturi, mirëqenie në shoqëri, dhe së bashku të arrijmë t’i tejkalojmë të gjitha sfidat- deklaroi Oliver Spasovski – Ministër i Brendshëm.

Megjithatë, pavarësisht nga ndalimi i përdorimit të mjeteve piroteknike, policia para mesnatës ka gjetur një total prej 9,500 fishekzjarrësh në një automjet “Golf” në Tetovë ndërsa shoferi është arrestuar. Në Tetovë, gjithashtu ka shpërthyer një zjarr në një bodrum ku intervenoi njësiti i zjarrfikësve.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu