Fetai: Grupi parlamentar i BDI-së do të përbëhet nga disa pleq të korruptuar

Arben Fetai nga VLEN thotë se, grupi parlamentar i BDI-së do të përbëhet nga disa pleq të korruptuar.

“Mjerë opozitarizmi kujt po i mbetet. Grupi parlamentar i BDI-së do të përbëhet nga disa pleq të korruptuar që më shumë kohë do të kalojnë nëpër gjykata sesa në Kuvendin e Republikës”, është shprehur Fetari.

Ai gjithashtu ka theksuar se Fronti Evropian do të shënoj humbje për faktin se nuk ka as program.

“A mos e ka pa dikush programin e frontit laraman? Natyrisht që nuk e keni pa, sepse nuk kanë.
Sot, pogrami i tyre quhet Soravia, Llotaria dhe Eurovia. Pas 8 majit, kjo ndërron në prokuroria, drejtësia dhe qelia”
, ka shkruar Fetai. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu