Filipçe: Ndërpritet tenderi për blerjen e testeve dhe reagentëve për analiza

“Për shkak të ekzistimit të disa parregullsive në dokumentacionet që tregoi vlerësimi i parë, vendosëm të ndërpresim procedurën tenderiale për blerjen e testeve dhe reagenteve për analiza biokimike, imunologjike dhe hematologjike”.

Këtë sot e theksoi në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se në tender është paraqitur vetëm një firmë dhe se në këtë periudhë intenzivisht është punuar për vlerësimin e ofertave.

“Gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojmë me zbatimin e planit për centralizim, dhe me këtë edhe me sigurimin e mbrojtjes më të madhe në pjesën e blerjeve”, tha Filipçe.

Ai ju bëri thirrje kompanive që punojnë në këtë sferë t’i ulin çmimet e reagentëve, pasi siç tha, ka pasur bisedime se vlera e tregut është më e vogël se ajo që shfrytëzohet për momentin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu