Mungesa e shërbimeve primare shëndetësore nëpër zonat e thella malore si dhe në disa zona rurale do të përmirësohet përmes ndryshimeve ligjore. I pari i shëndetësisë Filipça tha se me këto ndryshime në të gjitha zonat në vend do të ketë ambulanca. Ai tha se janë identifikuar zonat të cilat kanë mungesë të ordinancave primare, si gjinekologë dhe pediatër tek të cilat pas ndryshimeve ligjore do të angazhohen mjekë të cilët punojnë nëpër spitale.
Ne i kemi identifikuar vendet në të cilat psh: nuk ka gjinekolog amë, kështu gjinekologët e spitaleve regjionale mundet që përmes rotacionit në ata ambulanca të mund të japin shërbimet shëndetësore. Njëkohësisht do t’i akreditojmë edhe shtëpitë e shëndetit ta japin atë shërbim, do t’i pajisim ordinancat dhe kjo është në njëfarë mënyrë kthim i dispanserive gjinekologjik të cilët më përpara kanë ekzistuar në vendin tonë” – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
Në vazhdën e shënimit të ditës botërore të Shëndetit Shoqata maqedonase e mjekëve pret që në të ardhmen mjekët të kenë kushte më të mira.
Dispozitat e statutit tonë janë zbatimi i edukimit të vazhdueshëm, vendosja e udhëzimeve të reja klinike apo modifikim i të vjetrave si dhe ruajtjen e reputacionit. Gjatë ekzistimit tonë ne gjithmonë kemi luftuar për statutin si dhe shpresojmë që në vitin e ardhshëm do të jetë më mirë” – theksoi Goran Dimitrov, Shoqata maqedonase e mjekëve
Sipas Instituti i Shëndetit Publik thuajse të gjitha zonat malore të rajonit të Pollogut, Shkupit, Kumanovës dhe Dibrës nuk kanë qasje e as ambulanca në fshatrat e tyre. Sipas të dhënave të Institutit se 35% e qytetarëve të vendit paguajnë nga xhepi i tyre për marrjen e shërbimeve përkatëse shëndetësore.
Video:










