Filipçe: Sinqerisht shpresoj se nuk do të ketë nevojë për spital mobil

Instalimi i tërësishëm, vendosja e tërësishme në funksion të spitalit mobil, e vendosur në qarkun e Klinikës universitare për sëmundje infektive, do të bëhet gjatë javës së ardhshme. Sinqerisht shpresoj se nuk do të nevojitet. Tani për tani diçka mbi 50 për qind është plotësuar kapaciteti i Klinikës.

Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, e vizituan lokacionin, ku është vendosur spitali mobil.

Ai iu falenderua Ministrisë së Mbrotjes, ministres Shekerinska dhe kryetarit të Qytetit, Shilegov, që në mënyrë eksprese, fillimisht, u pastrua hapësira, ku ishin barakat e shtëpisë së mëparshme mjekësore studentore, “Medicinar”, të cilat Qyteti i Shkupit i rënoi dhe e rregulloi hapësirën.

U pastrua, tha Filipçe, hapësira dhe u sigurua vend ku do të vendoset ky spital mobil, i cili do të ketë kapacitet prej 130 shtretërve, praktikisht duke dyfishuar kapacitetin e Klinikës infektive.

“Ky është vend për të cilin vendosëm se është më së miri të bëhet vend, ku do të ketë numër të mjaftueshëm të shtretërve, shumë më të madh se ai aktual, për shkak se këtu është qendra e ekspertizës, specialistëve të mjeksisë infektive, infermiereve, duke përfshirë edhe ekipin rezerv të klinikave tjera, i cili është përkrahje e Klinikës dhe të punësuarve, të cilët kanë orar adekuat të punës”, tha Filipçe.

Ai shtoi se beson se do të kemi kurbë të pranimit të pacientëve të rinjë, e cila praktikisht do të jetë e amortizuar nga Klinika për sëmundje infektive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu