Fillimi i mirë nuk i mjafton Kosovës U-18 në përballjen ndaj Maqedonisë së Veriut në hendboll

Skuadra e U-18 e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B në Letoni. Të martën, në Riga, hendbollistët tanë u përballën me Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesja jonë e nisi shumë mirë ndeshjen dhe në 15 minutat e parë ishte në epërsi. Madje epërsia shkoi deri në pesë gola, 7-2, 8-3, 9-4. Në minutën e 16-të, Maqedonia e Veriut barazoi rezultatin në 9-9 dhe më pas nisi shkëputjen. Në fund rezultati ishte 39-16 në të mirë të Maqedonisë së Veriut.

Të enjten skuadra e Kosovës luan përballë Turqisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu