Filloi protesta e opozitës, prani e shtuar e policisë te sheshi Skënderbeu

Me moton “Ultimatum – Jo, Faleminderit!” protestat sonte u rikthyen sipas marshrutës së vjetër, nga Qeveria, përmes Ministrisë për Punë të Jashtme për të përfunduar para ndërtesës së Kuvendit.

Organizatorët, siç njofton KlanM, thanë se do të protestojnë para Ministrisë së Jashtme për t`i dhënë mbështetje Kryetarit të Sindikatës Diplomatike, Zoran Dabiq, I cili është pezulluar nga puna.

Ndryshe nga ditët e kaluara siç raporton KlanM sot vërehet një numër i madh i policëve në rrugët e Qytetit kryesisht para Qeverisë së RMV-së Sheshit SKënderbeu Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe Kuvendit.

Edhe sot thirrja për protesta është me moton dhe porosinë e ngjajshme: “Vazhdojmë më masivisht dhe më në numër kundër bullgarizimit dhe asimilimit të hapur. Të bashkohemi nën gjuhën maqedonase që dimë. I bëjmë thirrje çdo familjeje që të shpalosë flamurin maqedonas në ballkonin apo dritaren e tyre, thotë nga “Ulitmatum, JO faleminderit”.

Përmes propozimit francez synohet tejkalimi i dallimeve që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe zhbllokimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në familjen evropiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu