Filluan shpenzimet marramendëse, bebi i Burak dhe Fahriye zyrtarisht milioner akoma pa lindur

Çifti i njohur i aktorëve turq, Burak dhe Fahriye janë martuar në një ceremoni përrallore në vitin 2017 dhe që prej asaj kohe i ka përndjekur pyetja se kur do të të fillonin të mendonin për një fëmijë.

E kur Fahriye pranoi publikisht se ishte në pritje të ëmbël, lajmi padyshim u bë kreyfjala e çdo portal online turk e jo vetëm. Që kur ky fakt u bë publik, portalet kanë vërshuar nga lajme nga më të ndryshmet. Para pak kohësh është shkruar se midis çiftit të njohur ka patur mosmarrëveshje për vendin ku do të lindë fëmija i tyre. Evcen do të preferonte Gjermaninë, vendlindjen e saj. Megjithatë, fjalën e fundit duket se e kanë thënë Burak: “Fëmija jonë do të vijë në jetë në vendin tonë” – është shprehur aktori duke konfirmuar kështu se zgjedhja e tyre përfundimtare është Turqia.

Megjithatë përsa i përket shpenzimeve, ata janë të të njëjtit mendim! Nuk do kursehen aspak që fëmija i tyre të ketë çdo gjë të nevojshme. Burak dëshiron që bebi të ketë një të ardhme të sigurtë dhe që pa lindur ende, ai ka hapur një llogari bankare për të. Mësohet se aktori ka vënë në llogarinë e tij plot 1 milion paund. Pra, edhe pse bebi nuk ka lindur akoma, që tani ai është zyrtarisht milioner.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu