Finlanda: Dy avionë rusë shkelën hapësirën tonë ajrore

Dy avionë luftarakë rusë MiG-31 dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze të enjten në mëngjes pranë qytetit bregdetar të Porvoos në Gjirin e Finlandës, tha ministria finlandeze e mbrojtjes.

Drejtori i komunikimeve i Ministrisë, Kristian Vakkuri tha për agjencinë Reuters se avionët po fluturonin drejt perëndimit dhe se ato ishin në hapësirën ajrore finlandeze për dy minuta.

Shkelja e dyshuar ishte një kilometër brenda hapësirës ajrore finlandeze,” tha ai, por nuk dha detaje nëse avionët u shoqëruan jashtë territorit finlandez.

Avionët u identifikuan nga forcat ajrore finlandeze dhe roja kufitare ka nisur një hetim për shkeljen, vazhdon deklarata e ministrisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes u citua të enjten nga Interfax të thoshte se kishte dërguar tre avionë luftarakë MiG-31E të pajisur me raketa hipersonike Kinzhal në rajonin e saj të Kaliningradit, një zonë në pjesën ruse të Balltikut, mes Polonisë dhe Lituanisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu