Finlanda posedon 500 bunkerë që i rezistojnë sulmeve bërthamore, mund të strehohen qindra mijëra njerëz (FOTO)

Finlanda ka në dispozicion 500 bunkerë që thuhet se mund t’i rezistojnë sulmeve bërthamore dhe gazit.

Brenda këtij rrjeti të bunkerëve nëntokësorë kombi skandinav ka kapacitet të mjaftueshëm nën sipërfaqe për të strehuar me lehtësi të gjithë popullsinë e prej 630 mijë personave të kryeqytetit – dhe çdo vizitor – në rast të një sulmi katastrofik rus.

Imazhet tregojnë shkallën e projektit, që do të lejonte finlandezët të mbijetonin për muaj të tërë, rreth 25 metra nën sipërfaqen e Helsinkit, transmeton Telegrafi.

Një sallë gjigande e brendshme sportive dhe tunele të gjata shfaqen në foto.

Finlanda është përgatitur për katastrofa me dekada dhe ka një rrjet të gjerë prej gati 10 milionë metrash katrorë nën tokë, që mbulon 321 kilometra në pothuajse 500 bunkerë të veçantë.

“Kjo derë mund të përballojë një shpërthim deri në gjashtë bare presioni, kështu që edhe një bombë bërthamore nuk do ta thyejë atë”, tha “instruktori i gatishmërisë” Varautuminen Opettaja për Daily Mirror.

Dera e dytë është rezistente ndaj gazit dhe kimikateve. /Telegrafi/

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu