Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se kryeministri Albin Kurti në foltoren e Kuvendit kur ndodhi incidenti ishte duke folur për “shtrirjen e sovranitetit dhe kontrollit në veri”.Pacolli thotë se kjo çka po fliste kryeministri “i pengon opozitës” dhe prandaj sipas saj, sulmuan.
“Kryeministri po tregonte për shtrirjen e sovranitetit dhe kontrollit në veri, për stacionet e reja të policisë, për arrestimin e kriminelëve serb dhe luftimin e krimit të organizuar POR kjo siç u pa po i pengon opozitës prandaj sulmuan. Krimi e korrupsioni në veri më nuk kalon”– ka shkruar deputetja në Facebook.
Gjatë kohës sa ishte duke dhënë fjalim kryeministri Albin Kurti ka ndodhur një përplasje fizike.PDK thotë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i pari e goditi me mjete të forta, shishe, deputetin e PDK-së Mërgim Lushtaku.
Video:










