Fjalët e para të CR7 si lojtar i klubit saudit: Mezi pres të filloj, vizioni i Al-Nassr më stimulon

Cristiano Ronaldo do të luajë në ligën arabe, ku portugezi do të fitojë shifra të frikshme në sezon. Ai gjithashtu ka thënë edhe fjalët e tij të para si lojtar i klubit saudit.

“Mezi pres të provoj një ligë të re futbolli në një vend të ri. Vizioni i Al Nassr më stimulon shumë dhe jam i emocionuar që po bashkohem me shokët e mi të rinj të skuadrës në përpjekje për të ndihmuar klubin të arrihë më shumë sukses”, tha Ronaldo.

Mes pagës dhe sponosrëve, Cristiano Ronaldo i cili ka firmosur deri më 30 qershor 2025, do të fitojë 200milionë euro në sezon.

Al Nassr e mirëpriti kështu portugezin 37-vjeçar: “Ky nënshkrim shkon përtej faktit historik, është diçka që jo vetëm do të frymëzojë klubin tonë për të arritur suksese edhe më të mëdha, por gjithashtu do të frymëzojë ligën tonë, kombin tonë dhe të ardhmen tonë për breza me radhë.

Cristiano Ronaldo, mirë se erdhe në shtëpinë tënde të re”,
thuhej në njoftimin e klubit saudit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu