Fjalët që bota i ka huazuar nga gjuha arabe

Arabishtja është në mesin e pesë gjuhëve më të popullarizuara në botë, ku 400 milionë njerëz e flasin këtë gjuhë. Gjithashtu kjo gjuhë është edhe ndër më të lashtat, gjë që e bën të ketë kuptim fakti se shumë fjalë bota i ka trashëguar nga gjuha arabe.

Telegrafi iu sjellë disa nga këto fjalë:

Alkooli

Alkooli është ndër fjalët më të përdorshme ditët e sotme dhe rrjedhë nga fjala arabe al-kuhl (bojë për qepalla), e cila është si formë elajneri.

Për shkak se ajo kozmetikë bëhej përmes një procesi të ekstraktimit nga një mineral, kimistët evropianë kishin filluar t’iu referoheshin çdo produkti që përfshinte ekstraktim apo distilim si alkool.

Algjebra

Kjo fjalë vjen nga fjala arabe al-jabr, e cila e përshkruan ribashkimin e pjesëve të thyera/ndara dhe ka filluar të përdoret në librat arabik mësimorë të matematikës. Emri i autorit kishte qenë al-Khwarizmi – emër i cili ishte kthyer në termin matematikor të njohur si algjebra.

Kafja

Arabia kafen e ka marrë nga Afrika lindore dhe e ka quajtur atë qahwah. Pastaj kafja kishte shkuar në Turqi, ku ishte emëruar kahve, pastaj italianët e kishin quajtur caffe, dhe në fund britanikët e kishin emëruar si coffe.

Zero

Matematicienti italian Fibonacci ua kishte prezantuar evropianëve konceptin e numrit zero në shekullin e 13’të. Ai ishte rritur në Afrikën Veriore dhe e kishte mësuar fjalën arabe sifr – domethënia e së cilës ishte “asgjë” ose “e zbrazët”. Ai e kishte ‘latinizuar’ atë si zephrum, dhe pastaj italianët e kishin emëruar si zero. Për shkak se numrat romakë nuk mund ta shprehnin këtë numër, ai e kishte huazuar numrin nga arabishtja, ndërsa tani të gjithë numrat njihen si numra arabë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu